Afrimi i festave të fundvitit i ka shndërruar qytetet shqiptare të mbushura me drita shumëngjyrëshe, atmosferë të gëzueshme, koncerte dhe dekor si asnjëherë tjetër në qendrat e tyre.

Fshati i festave është ngritur edhe në qytetin e Lezhës, ku mijëra vizitorë vendas dhe të huaj shijojnë jo vetëm bukurinë dekoruese, por edhe produktet që serviren.

Një nga festat më të afërta është edhe ajo e Krishtlindjeve, ndaj edhe nuk mungojnë skenat imituese që të kujtojnë historinë biblike të lindjes së Jezu Krishtit. Këtë moment kryeministri Edi Rama, e ka transmetuar sot (21 Dhjetor) nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, edhe me pamje nga “Fshati i Festave” në Lezhë, duke e quajtur “Dhjetori i festave”.

“Lezhë – Aty ku Simboli i Betlehemit është ngritur për herë të parë pranë “Fshatit të festave”, shkruan kryeministri përkrah videos në rrjetin social.

Artikulli paraprakSHQIPËRIA NDALON TIK TOK PAS VRASJES SË TË MITURIT ME THIKË/ THE GUARDIAN: RAMA NJOFTOI VENDIMIN PAS TAKIMIT ME…