Turistet që vizitojnë rajonin e Lezhës e kanë tepër të vështire të informohen mbi atë çfarë ofron kjo zonë me petencial të jashtëzakonshem turistik në çdo stinë të vitit.Në Shëngjin është ngritur një info-point vitin që lame pas, por funksionon vetem gjatë muajve të veres, ndërsa në Lezhë nuk është vënë ende në funksion.Turistet dhe udhërrfyesit që i shoqërojnë ata thonë se është teper e vështire për tu orjentuar, mbi atraksionet që ofron Lezha.

Nënkryetari i Bashkisë Lezhë Elson Frroku thotë se info pointi i ngritur pranë zones historike do të vihet në funksion së shpejti dhe do të qëndrojë i hapur gjatë gjithë vitit, si pikë informuese për turistet.

E pasur me bukuri natyrore, histori, kulture, tradite dhe kulinari Lezha është kthyer në një destinacion turistik mjaft të pëlqyer, por për shkak të mungeses së informimit vizitoret largohen pa prekur gjithçka ofron kjo zonë.

Artikulli paraprakREPARTI ZJARRËFIKËS PLAN MASASH PËR VERËN
Artikulli tjetërMBYLLET LIGA AMATORE NË ZONËN E SHKODRËS