Nje zjarr i madh qe ra ne zonen turistike te shenginit perpak sa nuk rrezikoi nje resort turistik, bisnese te ndryshme dhe banesa. Nje masiv me shkurre dhe kallamishte u perfshi nga flakët, qe paraprakisht dyshohet se eshte e qellimshme.
Vatra e Zjarrit u perhap me shpejtesi prane zones se banuar, duke shkaktuar panik te banoret per shkak edhe te prezences se madhe te flakeve dhe tymit.
Forcat zjarrfikese maberriten menjehere ne vendin e ngjarjes dhe per disa ore luftuan me flaket e zjarrit qe po perhapeshin me shpejtesi nga era e madhe ne zone.
Ne ndihme te zjarrfikesve iu erdhen edhe banoret, edhe pse nga tymi qe kishte mbuluar zonen ishte e pa mundur te nderhyhej.
Gjithashtu edhe linja hekurudhore Lezhe-Milot, u perfshi nga nje zjarr i madh pasditen e se merkures. Flaket e zjarrit kane shkrumbuar totalisht rret rreth 500 metra lineare traversa e kesaj hekurudhes, duke e nxjerre jashte funksionit .
Sipas punonjesve te zjarrfikesve dhe banoreve te zones nga renia e zjarrit ka pas rrezik ne dy biznese dhe banesa. Sipas tyre flaket e zjarrit u perhapen me shpejtesi kjo favorizuar edhenga era e madhe.
Prej dy ditesh rajoni i Lezhes eshte perfshira nga zjarre te shumte. vetem gjate 24 oreve te vindit ka pasur më shumë se 10 vatra zjarri, shumica te qëllimshme, por favorizimi i erës ka ndihmuar në perhapjen e tyre.