Një i ri nga Shkodra u gjet i plagosur pranë rrethrrotullimit të Shëngjinit në Lezhë.Ai u konstatua nga qytetaret në oret e para të mëngjesit të së martës, të cilët njoftuan menjëherë policinë dhe urgjencen e Spitalit.I riu i identifikuar si Gentjan Bajrami u mor nga autombulanca dhe u dërgua në urgjencen e Lezhës, ku pasi mori ndihmen e parë mjekësore u dërgua në Spitalin e Traumës në Tiranë për shkak të frakturave të shumta që kishte pësuar në kokë, ndërsa mësohet se ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha në gjendje të rëndë për jeten.

Policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes nisi hetimet për zbardhjen e rrethanave të plagosjes së 22-vjeçarit Gentjan Bajrami.Dyshimet e policisë janë se i riu mund të ketë rënë nga lartesia e një lokali gjatë një tentative vjedhje në Lezhë, apo mund të jetë dhunuar nga përsona ende të paidentifikuar.Me përmiresimin e gjendjes shëndetësore blutë pritet të marrin në pyetje të riun, ndërsa janë sekuestruar dhe po analizohen kamerat e sigurisë të bizneseve në zonen përreth me qëllim zbardhjen e ngjarjes.

Artikulli paraprakGREQIA NË LUFTË MË FLAKËT, EVAKUOHEN SHTËPI DHE HOTELE. 6 TË PLAGOSUR
Artikulli tjetërORGANIZOI TRAFIKUN E 7 EMIGRANTËVE QË VDIQËN NË AKSIDENTIN TRAGJIK TË KËLCYRËS, ARRESTOHET 24-VJEÇARI! TENTOI T’I IKË POLICISË ME MOTOR