25 raste të reja me kancer gjiri janë diagnostikuar gjatë këtij viti në Qarkun e Lezhës, por numri mund të jetë më i lartë pasi ende nuk kanë dalë përgjigjet e ekzamimeve të shumta të kryera në në dy javet e para të muajit tetor.Të dhënat janë bërë publike nga Shërbimi Enkologjik në Spitalin Rajonal të Lezhë, ku sipas mjekes Bardha Gjoni mosha e femrave të prekura nga kjo semundje është mbi 40-vjeç, ndërsa përgjatë viteve ka patur edhe meshkuj të diagnostikuar me kancer gjiri.

Problem për bluzat e bardha mbetet mungesa e ndërgjegjësimit të grave dhe vajzave, pasi ekzaminimet më të shumta bëhet vetem gjatë tetorit, kur është muaji sensibilizues kunder kancerit të gjirit.

Përgjatë tetorit rozë në Lezhë po zhvillohen një sërë aktivitetesh sensibilizuese kunder kancerit të gjirit, si dhe është vënë në dispozicion mamografia e lëvizshme kryesisht për gratë në zonat rurale.

Artikulli paraprak“SELIM GJYREZI”, BANORËT ANKOHEN PËR RRUGËN
Artikulli tjetërTENTATIVA E GRABITJES NË LEZHË, 8 TË SHOQËRUAR