Teksa raporti i fundit i Eurostat e rëndit veriun e Shqipërise si një prej zonave më të varfera në Evrope, numri i familjeve që trajtohen me ndihmë ekonomike aktualisht në Qarkun e Lezhës është 2600.Të dhënat janë bërë publike nga Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror, ku numrin më i lartë i familjeve përfituese është në Bashkinë e Mirditës.
Sipas Drejtorit Rajonal të Shërbimit Social Shtetëror Keler Sufja që prej vitit 2018 ku hyri në fuqi skema e re ndihmes ekonomike, trendi ka qenë thuajse i njëjtë nga 2400 deri në 2600 përfitues.
Sipas të dhënave në Qarkun e Lezhës ka kërkesa të vazhdueshme për tu bërë pjesë e ndihmes ekonomike, por shumë prej familjeve në plotësojnë kriteret e përcaktuara me ligj dhe Shërbimi Social Shtetëror në vazhdimësi i orjenton drejt punësimit.