5 persona janë diagnostifikuar nga sëmundja e HIV AIDS vetem gjatë këtij viti në Lezhë. Keto te dhëna u benë publike nga Drejtoria e Shëndetit Publik gjatë një aktiviteti sensibilizues kunder kësaj sëmundje të organizuar në shkollen “Kolin Gjoka”.

Drejtorja e Shëndetit publik Zojë Zefaj, thotë se përsonat e prekur trajtohen në qendren universitare “Nënë Tereza” dhe mjekimi per ta është falas.

Sensibilizimi i shoqërisë për të kryer testin e hiv aids shihet si një domosdoshmeri, për ta parandaluar këtë sëmundje.

Në aktivitetin e organizuar në shkollen “Kolin Gjoka” u përcollen mesazhe senzibliuese kunder sëmundjes së HIV\AIDS.

 

 

Artikulli paraprakRRËSHQITJE GURËSH NË LEZHË
Artikulli tjetërKOMISIONI I SIGURISË DHE OSBE TAKIM NË HANIN E HOTIT