Ne Lezhe, ne urgjencen e pediatrise se Spitalit Rajonal jane rritur ndjeshem rastet e te prekurve nga gripi.
Ne kete urgjence paraqiten afro 60 raste ne dite, si shkak I luhatjeve te temperaturave te cilat kane shtuar edhe numrin e femijeve te prekur nga virozat e stines.
Mjeku këshillon sa më pak përdorimin e antibiotikëve e sidomos që rekomandon që të mos përdoren asnjëherë pa këshillën e mjekut.
Pediatri Mark Marku ben me dije se nese femijet paraqiten me viroza eshte me mire qe ata të mbahen ne shtepi dhe te mos dergohen as ne kopshte e as ne qerdhe.
Ne kete situate mjeket apelojne prinderit qe te kene sa me shume kujdes ndaj vegjelve, duke evituar daljet gjate diteve te ftohta.