Një aksident automobilistik ka ndodhur mesditën e sotme në aksin ‘Laç-Patok’.

Shtetasi 60-vjeçar D.D., banues në Fushë Kuqe po lëvizte me biçikletë në momentin kur u përplas nga një automjet me drejtues E.Ll.

60-vjeçari është transportuar drejt Spitalit të Traumës në kryeqytet për të marrë ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje grupi hetimor po kryen punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Artikulli paraprakSHKODËR, IU GJETËN 1100 FARA KANABISI NË AUTOMJET, NË PRANGA 2 SHTETAS
Artikulli tjetërBASHKIA SHKODËR TAKIM PËR PLANIN E MOBILITETIT URBAN