Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e djeshme në hyrje të qytetit të Lezhës teksa një person ka mbetur i plagosur rëndë.

Një automjet tip Mercedez Benz është përplasur nga një betoniere teksa është lënduar drejtuesi i mjetit

Ky aksident i ndodhur në hyrje të Lezhës ishte i frikshëm duke qenë se betonierja ndau përgjysmë mjetin tip Benz

Përplasja mes këtyre du mjeteve, betonieres dhe benzit ka qenë tejet e fuqishme duke bërë që autovetura të marrë dëmtime të mëdha në pjesën e përparme teksa ka tentuar që t’i shpëtojë aksidentit por e ka patur të pamundur dhe madje benzi është përplasur edhe me një furgon mallrash

Policia ka shkuar në vendngjarje duke nisur menjëherë hetimet për aksidentin e ndodhur por deri më tani ende janë të paqarta shkaqet e kësaj përplasje ndërsa dyshohet se ky aksident ka ardhur si pasojë e mosrepektimit të rregullave të qarkullimit rrugor.

Aksidentet në qarkun e Lezhës vazhdojnë që të jenë një problem dhe mbetet një prej zonave më shqetësuese. Pak ditë më parë në rrugën e kombit humbi jetën një vajzë 13 vjeçare si shkak i përplasjes së dy mjeteve.

Edhe më përpara gjithë këto ditë në Lezhë, në vende të ndryshme ka patur aksidente të rënda me pasoja në jetë njerëzish apo edhe të plagosur rëndë si në rastin e përplasjes së betonieres me mjetin Mercedes benz. Masat e shtërnguara të policisë rrugore nuk kanë mjaftuar për të shmangur këto aksidente.

Artikulli paraprakJA SI PRITEN VIZITORËT NË SHKODËR
Artikulli tjetërSËMUNDJA E LIMFOMËS, MJEKËT: DUHET SENSIBILIZIM