Një aksident i frikshem u regjistrua në oret e vonë të mbrëmjes se të premtes, në superstraden Lezhë-Laç në afersi të kryqezimit të Spitenit. Automjeti tip “Audi”, me drejtues shtetasin E. Gj, u përplas me automjetin tip “Mercedes”, me drejtues shtetasin L. L, e për pasojë Audi përfundoi i përmbysur në parkingun e një lokali duke dëmtuar dhe 8 makina të tjera dhe rrezikuar jeten e klienteve.

Nga përplasja e automjeteve është dëmtuar lehtë pasagjeri që ndodhej në automjetin tip “Mercedes”, shtetasi M. L., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.Policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti, që paraprakisht dyshohet të ketë ndodhur nga ndërprerja e rruges nga makina Mercedes i cili po hynte në superstrade, duke sjellë dhe përplasjen e fortë.Nga aksidenti u krijua trafik i rënduar në të dy anet e superstrades dhe u desh ndërhyrja e policisë rrugore për normalizimin e lëvizjes.

Artikulli paraprakGJENDET I VDEKUR NË LIQENIN E KOMANIT NJË 77-VJEÇAR, DYSHOHET SE…
Artikulli tjetërPROBLEMET NË SISTEMET E IT-SË NUK PREKIN AEROPORTIN “NËNË TEREZA”, POR MUND TË KETË NDRYSHIME PËR SHKAK TË NDËRPRERJEVE NË AEROPORTET E TJERA