Si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale, si dhe me mbështetjen e inteligjencës informative, në kuadër të operacionit policor të koduar “Shëngjini” shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, kanë bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e 6 vjedhjeve të ndodhura në Shëngjin dhe në Lezhë.Për këto raste, u identifikuan dhe u vunë në pranga 3 shtetas perkatesisht 21, 35 dhe 36 vjeç, të tre banues në Shëngjin, me precedentë të mëparshëm po për vjedhje. Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit L. V., 50 vjeç, banues në Shkodër, A. D., 41 vjeç, banues në Tiranë, B. T., 59 vjeç banues në Tiranë dhe R. B., 34 vjeç, banues në Shëngjin.

Nga veprimet hetimore të kryera në kuadër të operacionit “Shëngjini” rezultoi se 3 shtetasit e arrestuar, më datë 5 mars, pasi kanë thyer xhamin e një automjeti në Lezhë, kanë vjedhur sendet personale që ndodheshin në të, si dhe se më datat 8 dhe 9 mars, po këta shtetas kanë vjedhur pajisje në 4 lokale të ndryshme dhe në një banesë, në Shëngjin.Në vijim, gjithashtu rezultoi se 4 shtetasit e proceduar penalisht, duke patur dijeni për veprimtarinë kriminale të shtetasve të arrestuar, nuk kallëzonin, si dhe përfitonin sendet e vjedhura.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një automjet që dyshohet se është përdorur gjatë kryerjes së këtyre vjedhjeve, si dhe pajisje të ndryshme të dyshuara të vjedhura që janë gjetur si rezultat i kontrolleve në banesat e 4 shtetasve të proceduar.Policia vijon punen për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas.

 

Artikulli paraprakGATI PREMIERA E TEATRIT TË KUKULLAVE “FESTA E PYLLIT”
Artikulli tjetërTRITOL BANESËS NË SANXHAK TË KURBINIT