Nje 18-vjeçar eshte arrestuar nga policia e Lezhes per armembajtje pa leje.
Në kuadër të punës për ruajtjen e rendit dhe sigurisë, si dhe kontrolleve për parandalimin e ngjarjeve kriminale, falë inteligjencës policore, Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Lezhë, kanë organizuar operacionin policor të koduar “Ndërhyrja”.

Gjatë operacionit, në Lezhë, shërbimet e Policisë kanë konstatuar dhe ndaluar për kontroll automjetin tip “Range Rover”, me drejtues shtetasin Kledjan Lika dhe pasagjerë shtetasit J. K. e L. K. Shtetasi Kledjan Lika ka ndaluar automjetin dhe ka tentuar të largohet me vrap, duke marrë dhe një çantë dore me vete. Shërbimet e Policisë kanë ndëryrë menjeherë, duke e kapur dhe ndaluar shtetasin ne fjale bashkë me çantën e dorës dhe gjatë kontrollit në çantën e dorës, shërbimet e Policisë gjetën një armë zjarri pistoletë me një krehër me 15 fishekë, e cila u sekuestrua në cilësinë e proves materiale.

Në përfundim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi Kledjan Lika 18 vjeç, banues në Lezhë, për vepren penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve”. Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë, për 2 pasagjerët në automjet, shtetasit J. K., 25 vjeç dhe L. K., 17 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

 

Artikulli paraprakRIKTHEHEN VJEDHJET NË SHTËPITË E EMIGRANTËVE NË LEZHË
Artikulli tjetërSHKOLLA “PRENK JAKOVA” SJELL SHFAQJEN “METAMORFOZA”