Policia e Lezhës në bashkëpunim me FNSH-në e Shkodrës ka sekuestruar armë, municione, euro dhe bizhuteri të dyshuara nga veprimtaria kriminale e vjedhjes.
Materialet u sekuestruan gjatë kontrollit të mjetit tip ‘Lancia’ që drejtohej nga shtetasi Roan Brahimi, 26 vjeç, banues ne Lezhe.Ky i fundit u arrestua në flagrancë, i dyshuar si posedues i tyre.
“Materialet dyshohet të jenë të përfituara nga veprimtaria kriminale e vjedhjes” thotë policia.
I riu akuzohet veprat penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” , “Vjedhja” , “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.
Materialet proçedurale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.