Policia e Lezhës ka arrestuar një 38-vjecar për llogari të drejtësisë italiane. Në pranga ka përfunduar Artan (Festim) Abedini, 38 vjeç, banues në Malbardhë të Kurbinit.
Sipas njoftimit te policies, ky shtetas eshte I dënuar me 22 vite burg nga Gjykata Italiane e Firences
Për këtë shtetas, Gjykata e Firences Itali, me vendimin SIEP 503/2015, e ka dënuar me 22 vite burg për veprën penale “Trafik droge” parashikuar nga nenet 81 dhe 110 të Kodit Italian dhe nenet 73 dhe 74 të ligjit mbi ” Drogat”.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë provizor me qëllim ekstradimin e tij drejt shtetit Italian.