Lezhë
Bashkëpunimi komunitet – polici, finalizon operacionin antidrogë ” Barbulloja”
Sekuestrohen 6 kg 185 gr lëndë narkotike, në pranga poseduesi i saj
Specialistët për hetimin e narkotikëve dhe forcat policore të Komisariatit të Policisë Lezhë, mbi bazën e informacione të marra falë bashkëpunimit komunitet – polici, se një shtetas në banesën e tij fshihte drogë, kanë ushtruar kontroll të befasishëm, ku të shehur në çatinë e shtëpisë së tij në fshatin Barbullojë në Lezhë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e proves materiale një sasi prej 6 kg 185 gr lëndë narkotike kanabis sativa.
U arrestua në flagrancë shtetasi B.P. vjeç 49, banues në Lezhë, i dyshuar si posedues i saj, për veprën penale ” Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.
Materialet proçedurale në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë për veprime të mëtejshme.