TUSHAJ: BASHKIA E LEZHËS DO TË GJËNDET PRANË KËTIJ KOMUNITETI. Me mbështetjen e Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Turizmit, banesat e 36 familjeve rome dhe egjiptiane në qytetin e Lezhës do ti nënshtrohen një rikonstruksioni.
Projekti është prezantuar nga kreu i kësaj njësie vendore, Viktor Tushaj. Sipas tij kjo ndërhyrje do të sjellë ndryshimin e realitetit për këto familje, të cilat janë me probleme të theksuara ekonomike. Tushaj ka deklaruar në lançimin e këtij projekti se nëpërmjet këtyre nismave u vihet ne ndihmë familjeve në nevojë, një ndihmë që do të vijojë të rritet dhe zgjerohet.“Ne kështu japim mesazhin e duhur që familjet që janë në nevojë dhe familjet që nuk kanë mundësi që ta rikunstruktojë banesën e tyre për shkak të pamundësisë financiare, Bashkia e Lezhës do i gjendet pranë këtij komuniteti” tha Tushaj. Fondi për realizimin e këtij projekti është 7.8 milion leke dhe pritet te realizohet brenda muajit dhjetor.