Banoret e fshatit Rraboshte te njesise Administrative Kallmet ne Lezhe jane te rrezikuar nga uji i pijshem qe vjen ne cezmat e tyre. Rreth 300 banore te ketij fshati konsumojne uje te ndotur pasi ujrat e bardha jane bashkuar me ato te zezat.
Carja e tubit qe furrnizoin banoret me uje, ve ne rrezik jeten e tyre per ndonje epidemi te mundshme, pasi uji vjen i turbullt. Banoret shprehen se prej shume vitesh i gjithe fshati ka probleme me ujin e pijshem, ndersa asnje mase nuk eshte marre.
Siguria mbetet ne nivelet zero, ku pusetat qe bejne shperndarjen e ujit jane pa kapake thone banore, ndersa ende shpresojne ne zgjidhjen e problemit pasi eshte vit zgjedhor.
Rrjeti i amortizuar i ujesjellesit i ndertuar shume vite me pare, ka bere qe banoret e ketij fshati te kene probleme te here pas hershme me ujin e pijshem. Nje pjese e banoreve te fshatit jane detyruar qe te hapin puse ne oborret e tyre, pasi uji qe vjen nga ujesjellesi i fshatit nuk konsumohet, ndersa pjesa tjeter jane te detyruar ta pijne, duke vene ne rrezik jeten.