Termeti 4.9 i shkalles rihter lekundjet e te cilit u ndien fort edhe ne Lezhe, ka rikthyer panikun dhe friken ne shume familje. Banoret te cilet jetojne na pallatet e shpallura te pabanueshme ne Lagjen Gurra , kane perjetuar momente frike, ndersa te alarmuar dolen jashte, por serisht u rikthyen ne banesa, pasi nuk kishin ku te shkonin.
Banoret kerkojne nga specialistet perkates qe tu jepet nje pergjigje perfundimtare nese pallati i tyre eshte i banueshem ose jo. Ata rrezikojne duke qendruar brenda, ndersa ende nuk dine nese jane perfitues te bonusit te qirase apo jo
Termeti i 28 janarit me magnitute 4.9 i shkalles Rihter qe u ndie ne shume vende te Shqiperise fatmiresisht nuk solli deme as ne Qarkun e Lezhes, por riktheu te banoret friken e asaj qe perjetuan me 26 nentor duke menduar se mund te kete lekundje te tjera edhe me te forta.