Mungesa e energjise elektrike prej tre ditesh ka irrituar banoret e Zejmenit dhe fshatrave per rreth. Ata dolen ne proteste, duke kerkuar rikthimin e energjise, pasi kjo situate eshte e pa justifikueshme.

Banoret shprehen se kane familjare te semure dhe se me qirinj nuk mund ta kalojne naten.

Ne krah te banoreve te Zejmenit por edhe si nje qytetar qe nuk ka drita ne fshatin e tij Manati, ish deputeti Eduard Ndocaj thote se OSHEE po mashtron qytetarët se po bëjmë remonte, ndërsa energjia mungon si pasoje e rrjetit sa here ka kohe te keqe

Prej tre ditesh pa energji elektrike mbeten fshatrat Manati, Tresh, Spiten, Zejmen, dhe Pllane. Te tjere banore ne fshatin Spiten thone se sa here ka shi fiken dritat, ndersa tregojne edhe per ushqimet qe po ju prishem ne frigorifera.

Pas ngritjes se shqetesimit ne media nga banoret, OSHEE nxori ne terren 6 grupe pune. Sipas Shefit te Sektorit Teknik ne OSHEE Edmir Ndreca, ka patur nderprerje por jo tre dite ashtu sikunder pretendojne banoret

Fshatrat e Lezhes, po e vuajne prej vitesh kete fenomen dhe kjo kerkon nje nderhyrje emergjente ne rrjet per te eleminuar problemin ne fjale.

 

Artikulli paraprakAKSIDENT NË SHKODËR, HUMBET JETËN NJË PERSON
Artikulli tjetër74-VJETORI I ÇLIRIMIT BASHKON PS DHE LSI