Banoret e tre fshatrave, Berzane, Pllane dhe Zejmen kane ngritur shqetesimin e rruges qe lidh keto fshatra me autostraden. Banoret njezeri kane ngritur shqetesim e mungeses se investimit ne kete rruge, e cila ne shume fushata elektorale eshte premtuar por nuk eshte bere asgje.
Ata shprehen se ka mbi 30 vite qe rruga eshte ne gjendje skandaloze, kur bie shi rruga behet e pa kalueshme, sidomos per femije qe ju duhet te shkojne ne shkolle. Banoret shprehen se nuk do te marrin pjese ne votime, pasi jane mashtruar ne cdo fushate elektorale si nga te majtet dhe te djathtet.
Ne mbeshtejte te shqetesimit te banoreve ishte edhe kryplaku i fshatit Mark Paloka, i cili thote se jane mashtruar nga politika dhe se kane humbur cdo besim, ndaj dhe nuk do te marrin pjese ne votime.
Banoret kane paralajmeruar edhe bllokim te rrrugeve kryesore, ne forme proteste pasi zona e tyre eshte lene ne harrese, pa infrastrukturen e nevojshme. Banoret ngriten si shqetesim edhe rrjetin e ri te shpërndarjes se energjise i cili kap shifren 85 milione leke I cili nuk eshte me parametrat e duhura.