Numri i familjeve të pastreha në Lezhë ka ardhur në rritje. Sipas të dhënave zyrtare gjatë kater viteve të fundit kanë paraqitur kerkësë për strehim social 402 qytetare. Kjo problematika ka nxitur bashkinë të hartoje një plan vendor strehimi për një periudhe 5-vjeçare, i cili u miratua nga Këshilli Bashkiak, si e vetmja mënyre që bashkia të njihet më mire me nevojat dhe të planifikoje burimet financiare dhe njerezore për këtë çështje.Kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu tha se të gjitha familjeve të pastreha përfshire dhe ata të prekura nga tërmeti i vitit 2019 banesat e të cileve nuk janë ndërtuar ende ju paguhet bonusi i qirase.
Qëllimi i këtij plani është adresimi i problematikave më emergjente të strehimit të komunitetit në nevoje, duke u mbështetur në burimet financiare të Bashkisë dhe qeverisë qëndrore me qëllim që të gjendet sa më shpejt zgjidhje për këto familje në nevoje.