Teksa i nxehti përvelues ka përfshire të gjithë vendin, prej më shumë se 1 jave, 300 familje në Blinisht të Lezhës po vuajnë mungesen e ujit te pijshem. Depozita që furnizon fshatin mbushet pak me uje, pasi për shkak të thatesires mungojnë prurjet e për pasoje uji vjen shume rradhe ne shtepite e banoreve. Banoret kërkojnë që të gjendet zgjidhja e shpejtë pasi po perballen me veshtirësi në këto ditë të nxehta vere.
Per këtë problematike Bashkia e Lezhës thote është kryer ndërhyrja për zevendesimin e tubit të dëmtuar dhe aktualisht janë duke bërë kontrollet pasi dyshojne se ka lidhje të paligjshme që kanë shkaktuar këtë situate, pasi uji mund të perdoret për vaditje.