Leon Molla, një 40-vjeçar Mirditor i cili jeton prej vitit 2012 në Francë është marrë sërish i pandehur nga Prokuroria e Lezhës.Ndaj tij është ngritur akuza “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve”, pasi sipas organit të akuzes përmes videomesazheve të shpërndara në llogarinë e tij në rrjetin social facebook ka bërë thirrje për heqjen e pllakatit të presidentit të Turqisë Taip Rexhep Erdogan, i vendosur në sheshin me të njëjtin emer në qytetin e Laçit. Hetimet në lidhje me rastin në fjalë nisen në muajin shkurt të vitit 2022-të, pas tenatives së heqjes së pllakatit të Erdogan i cili u vendos në lagjen e ndërtuar pas tërmetit nga qeveria turke.
Sipas dosjes hetimore Leon Molla është përsoni i cili përmes reagimeve në rrjetet sociale i ka nxitur këto veprime, duke kërkuar që pllakatit ti vendoset lënde plasese. Çështja në fjalë ka kaluar për Gjykim themeli në Gjykaten e Lezhës, ku i pandehuri do të gjykohet në mungesë, pasi prej vitit 2012 ndodhet jashtë territorit shqiptar.
I kontaktuar për këtë çështje, Leon Molla i qëndron vendosmerisë së tij për mbrojtjen e vlerave të territorit shqiptar, pasi sipas tij nuk mund të vendosen simbole të një vendi që na ka pushtuar siç është Turqia.Ai e konsideron absurditet të drejtësisë shqiptare marrjen e tij të pandehur për një çështje të tillë e cila mbron kombin shqiptar. Leon Molla, është dënuar dhe më parë me 2 vite burg nga Gjykata e Lezhës, për thirrjet në rrjetin social Facebook për heqjen e flamurit turk nga diga e HEC-it në Qafë Mollë të Mirditës.Ai u gjet fajtor për vepren penale “Nxitja e Urrejtjes”.