Një makinë është djegur gjatë natës në Lezhë ndërsa ndodhej e parkuar. Gazetari Martin Marku raportoi se makina është në pronësi të një biznesmeni nga Lezha me inicialet A.F.
Policia e njoftuar për ngjarjen ka nisur hetimet por nuk konfirmohet zyrtarisht ende nëse bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme apo një defekt në mjet që ka shkaktuar djegien e automjetit. Makina ishte e parkuar pranë shtëpisë së biznesmenit kur është përfshirë nga flakët.
Flakët kanë shkaktuar panik te banorët e zonës së rrugës së Shëngjinit. Makina ka qenë e parkuar në ambientet e biznesit, kur është përfshirë nga flakët dhe është djegur.
Nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen.Por ndërkaq sipas burimeve të afërta me pronarin, nga kamerat se sigurisë në banesë janë kapur dy persona që me sa duket janë dhe autorë të djegies së makinës.