Kultura dhe tradita e 15 shteteve europiane zbriti në sheshin “Gjergj Kastrioti” në Lezhë. Prezantimi erdhi nga nxënësit e shkollave në Lezhë, të cilët me flamujt dhe himnin e shteteve të ndryshme parakaluan në qender të qytetit. Aktiviteti u organizua në kuader të Ditës Europiane të Gjuheve, ku u përcoll mesazhi që fëmijet të mësojnë gjuhet e huaja si një nevojë e tregut të punës për të patur të ardhme të sigurte.
Në këtë aktivitet i cili zgjati rreth 60 minuta përmes gatimeve të prinderve të nxënësve u prezantua dhe kulinaria e 15 vendeve të ndryshme të Europes, duke tërhequr vemendjen e shumë të pranishmeve mes të cileve dhe turisteve të huaj të cilët u bënë pjesë e eventit.