Shtepia karakteristike e Mlikajve, banese tipike lezhjane e ndertuar 1 shekull me pare, rrezikon te shembet. Lezha eshte nje qytet i mbushur me histori, por qe fatkeqesisht monumentet e kultures po i shkojne drejt rrenimit te plote.

Shtepia e Mlikajve ne qender të Lezhes, e shpallur prej vitesh monument kultures sot ajo i ngjan nje germadhe. Hamdi Mlika eshte pronari i kesaj ndertese qindravjecare, ku sipas tij kane jetuar tre familje te fisit Mlikaj ndersa qe pas termetit te 79 ai thote qe u be e pa banueshme dhe qe prej asaj kohe po i humbet identiteti qe mbart kjo shtepi muze.

Edhe pse ne moshe te thyer dhe me rrullaa ne fytyre 92 vjecari Hamdi Mlika vazhdon te kujdeset sadopak edhe pse ai fajeson shtetin per neglizhencen totale qe i eshte bere shtepise se tij

Pergjegjesi i Trashegimise kulturore ne Lezhe, Paulin Zefi, flet per nje pasuri qe po shkon drejt rrenimit te plote, nderkohe qe deri dje ishte shtepi muze. Ai kerkon qe te rimarre te njejtin funksion dhe te vleresohet realisht shtepia shekullore

Investimet ne kete sektor ne Lezhe kane qene minimale, duke vene ne rrezik historine dhe kulturen e ketij qyteti te lashte. Mlikajt njihen nder familjet me te vjetra lezhiane, dhe banesa e tyre eshte kthyer ne nje monument kulture, por kalimi i viteve po rrezikon degradimin deri ne shembjen e saj.

Artikulli paraprakSHKODËR, PROMOVOHET “MENDIMI KRITIK I NJË QYTETARI”
Artikulli tjetërPREZANTOHET MAKINA QË KUSHTON 5 MLN EURO