Moti i keq me ere të fortë krijoj probleme në Lezhë.Shpejtësia e eres gjatë natës arriti mbi 60 km në ore, duke sjellë dëme në disa zona, si në pronen publike ashtu dhe private.Pema e Krishtlindjeve e vendosur në sheshin “Gjergj Kastrioti” u rrëzua si dhe u dëmtua dekori festiv dhe kioskat në qender të qytetit.

Rënia e sendeve të ndryshme nga tarracat e pallateve dëmtoi dy automjete të parkuara në rrugen e bllokut të banimit 11.2 hektare në lagjen “Besëlidhja, ndërsa era e fortë ka rrëzuar peme e shtylla elektrike, duke dëmtuar linjat kryesisht në fshatra.

Nga kjo situatë rreth 50 % e territorit të Bashkisë Lezhë ndodhet pa energji elektrike, ndërsa grupet e punës të OSHEE ndodhen në terren për riparimin e defekteve dhe rikthimin sa më parë të energjisë.Gjithashtu edhe ekipet e Emergjencave Civile në Bashkinë Lezhë ndodhen në terren për konstatimin dhe rikuperimin e dëmeve të shkaktuara, ndërsa referuar parashikimeve era e fortë pritet ta shoqëroje Lezhën edhe gjatë ditës së shtunë.

Artikulli paraprakVAJZA QË REALIZOI BETLEHEMIN
Artikulli tjetërNDREU: 2024 VIT I INVESTIMEVE NË LEZHË