Kjo është situata e krijuar në Manati të Lezhës, pas reshjeve të dendura të shiut.Toka ka rrëshqitur dhe muri mbajtës është shkëputur dhe ka goditur një banese dy katëshe, duke i shkaktuar plasaritje.

Fenomeni i shfaqur në këtë lagje rrëzë malit të fshatit është mjaft i frikshem.Të rrezikuara nga rrëshqitja e tokës janë disa banesa në këtë zonë, ndërsa banoret thonë se fenomeni eroziv është shfaqur nga vërshimi i ujerave nga mali, për shkak të dëmtimit të pritave malore.

Përballë kësaj situate banoret kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme, pasi në këto kushte banesat dhe jeta e tyre është në rrezik.

Vërshimi i përrenjeve malor në kohë reshjesh është kthyer në kërcënim për shumë zona të Bashkisë Lezhë, ndërsa si zgjidhje shihet ndërtimi i pritave malore të cilat janë dëmtuar prej shumë vitësh.

 

Artikulli paraprakBERISHA PARALAJMËRON MOSNJOHJEN E ZGJEDHJEVE: KA FILLUAR MANIPULIMI MASIV, S’DO E PRANOJMË KURRË! DO BËJMË REVOLUCION
Artikulli tjetër770 HEKTARË TOKË NËN UJË NË LEZHË