Dy prej 38 martirëve të fesë do të prehen në vendlindjen e tyre në Zadrimë të Lezhës, ndërkohë që dy të tjerë do të kenë një varr simbolik, për shkak se eshtrat e tyre nuk u gjetën kurrë.

Mesha e posacme në nder të Dom Ndoc Suma dhe Dom Luigj Prenushi u mbajt nga Kardinali Ernest Troshani. Dom Ndoc Suma dhe Dom Luigj Prenushi janë dy martirët të cilët do të prehen në tokën e Zadrimes në Lezhë, në vendlindjen e tyre. Eshtrat e tyre janë sjellë në kishen e Martirëve në Blinisht, ndërsa mesha në ndër të tyre u mbajt nga kardinali Ernest Troshani. Pranë eshtrave të tyre është vendosur dhe një pllakatë simbolike në nder të dy të lumturuarëve të tjerë At Daniel Dajani dhe priftit italian At Xhovani Fausti, eshtrat e të cilëve nuk u gjetën kurrë. Shenjtërimi i 38 martirëve 4 prej të cilëve i përkasin Zadrimes vlerësohet si një ngjarje e madhe nga besimtarët. Zadrima e Lezhës vec shtepisë ku jetoi At Daniel Dajani dhe kishës së martirëve, do të ketë edhe varret e 4 prej 38 të lumturuarve cka pritet ta kthejë këtë zonë në një vend pelegrinazhi.

Artikulli paraprakSITUATA HIDRIKE, EMERGJENCAT CIVILE NË ALARM
Artikulli tjetërBUXHETI, ADEMI: NA PENGON MUNGESA E LIGJIT TË FINANCAVE