Në qytetin e Lezhës e njohin të gjithë, pasi gjendet çdo ditë rrugeve dhe trotuare duke lypur.Ai është Sokol Jaku nga fshati Manati, një përson më probleme të theksuara shëndetësore, pasi është invalid dhe memec.

44-vjeçari baba i dy fëmijeve detyrohet të sfidojë sëmundjen dhe të kërkoj lëmoshe në qytetin e Lezhës.Familja e tij 5 anëtareshe mes të cileve dhe babai i sëmure thonë se jetojnë në vështiresi të shumta, pasi të ardhurat nga pagesa e invaliditetit dhe pensionit me vlere 350 mijë lek të vjetra janë të pamjaftueshme për ta.

Problem për ta është dhe banesa e amortizuar.Për shkak të dëmtimit të çatisë në kohë me shi i gjithë uji deporton brenda dhe në këto kushte familja Jaku apelon për ndihmë.

Kjo familje me 5 anetare në fshatin Manati të Lezhës i drejtohet çdo kujt që ka mundësi për ti ndihmuar të pakten në riparimin e çatisë së shtëpisë që dhe ata të mund të jetojnë si gjithë të tjeret.

Artikulli paraprakRRITEN PAGAT NË BASHKINË E LEZHËS
Artikulli tjetër“TRASHËGOJMË TRADITË – PËRCJELLIM TRASHËGIMITË”