Muzike, recitime, lojra dhe vizatime.Në këtë mënyre u festua 1-qershori, Dita Ndërkombetare e Fëmijeve në Lezhë.

Pjesë e aktivitetit të organizuar nga Qendra Kulturore e Fëmijeve, u bënë dhjetra vogëlushe të grupmoshave të ndryshme, të cilët ju gëzuan atmosferes së krijuar në lulishten pranë qendres së qytetit.

Festa të tilla më protagonist fëmijet duhet të jenë të vazhdueshme, thotë përgjegjesia e qendres kulturore të fëmijeve “Gjergj Lacaj” në Lezhë Mimoza Shtjefni.

Aktiviteti i organizuar me rastin e 1-qershorit ditës së fëmijeve zgjati për disa ore, duke terhequr dhe vemendjen e shumë qytetareve në Lezhë.

Artikulli paraprakNDËRHYRJE EMERGJENTE NË URËN E VJETËR TË BUNËS
Artikulli tjetërMATURANTËT: PROVIMI I THJESHTË