Zadrimorët u mblodhën në Gjader dhe festuan Shën Jozefin. Një atmosferë festivë krijohet në qëndren e Gjadrit, ku instrumentist, interpretues të këngës e lojrave të ndryshme, vallëtarë me kostumet tradicionale të krahinës, nën ritmet e melosit popullor, këndojnë e kërcejnë vallet e këngët e folkut burimor të trevës së Zadrimës.
Panairi i vlerave të traditës, artzanatit, qëndismave të pëlhurës, tezgjahut, prodhimeve të fshatit dhe kulinarisë kanë shtuar interesin e banorëvë për këtë festë, të cilët kanë ardhur nga të gjithë fshatrat e Njësisë Administrative të Dajçit.
Në fjalën e tij përshëndetëse kreu i Bashkisë së Lezhës zoti Fran Frrokaj, duke i uruar festuesit për Ditën e Shën Jozefit, ftoi emigrantët qe të vijnë pranë familjeve të tyre dhe kërkojë që festime të tilla, të kthehen në një traditë të përvitëshme.
Veprimtari si këto të zhvilluara në Gjadër të Lezhës, po vlerësohen, mbështeten e promovohen nga bashkia Lezhë, pasi ndikojnë në zhvillimin e turizmit tradicional, zbutjen e papunësisë, rritjen e rolit të gruas në familje dhe përmirësimin e ekonomisë familjare.