Fushata elektorale po ndikon negativisht në sektorin e turizmit në Lezhë.Shqetësimi është ngritur nga kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Pashk Palokaj, I cili shprehet se pas zgjedhjeve të 14-majit administrata e re e bashkisë duhet te kapi ritmin e punës dhe mos të mungojnë shërbimet për pushuesit që do të zgjedhin bregdetin e Lezhës për pushime verore.

Me rritjen e temperaturave numri i vizitoreve dhe pushuesve në bregdetin e Shëngjinit dhe Tales në Lezhë po vjen gjithnjë në rritje, ndërsa sezoni turistik pritet të hapet zyrtarisht në fund të muajit maj.

Artikulli paraprakZEKTHI: MBËSHTETJE PËR ZEF HILËN
Artikulli tjetërHILA MERR MBËSHTETJEN E BANORËVE NË BUSHAT