NJË PORTRET ME VLERA TË JASHTËZAKONSHME ËSHTË GJETUR NË KISHËN MESJETARE TË SHËN PREMTES NË BALLDREN TË LEZHËS.
KY PORTRET QË U GJET NË NJË AFRESK BRENDA MUREVE TË KISHËS ËSHTË REZULTAT I PUNËS QË PO BËHET ATJE NGA KËRKIMET NË KAPELEN E KËSAJ KISHE NGA GRUPI QË PO MERRET JO VETËM ME KËRKIMIN POR EDHE RESTAURIMIN E KISHËS SË SHËN PREMTES.
NJOFTIMIN E KA BËRË TË DITUR NË RRJETIN SOCIAL FACEBOOK ARTAN SHKRELI I CILI ËSHTË I EMOCIONUAR PAS KËTIJ LAJMI QË KA MARRË. TASHMË PAS GJETJES SË PORTRETIT DO TË KETË VERIFIKIME TË MËTEJSHME NDËRSA MENDOHET SE I PËRKET SHEKULLIT TË 14-TË.
NGA GËRMIMET E VITEVE 1985-86 NË PJESËN JUGORE TË KISHËS JANË EVIDENTUAR MURE DHE NJË APSIDË, VAZHDIM I EKZISTUESES, DUKE PËRCAKTUAR NË KËTË MËNYRË SE FORMA PLANIMETRIKE ORIGJINALE KA QËNË E PËRBËRË NË DY ANIJATA DHE DY APSIDA.