Policia e Mirditës ka vënë në pranga një 45-vjeçar pasi ka goditur për shkak të detyrës një efektiv policie. Sipas të dhënave zyrtare, shërbimet e Komisariatit Mirditë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L (A). V., 45 vjeç, banues në Mirditë.

Mësohet se patrulla e Policisë i ka kërkuar të lëvizte mjetin e ndaluar në rrugë, që kishte penguar qarkullimin e mjeteve të tjera por 45-vjeçari ka kundërshtuar me dhunë duke goditur për shkak të detyrës punonjësin e Policisë.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, për të cilën parashikohet dënim deri në 5 vite burg.

Ndërkohë Policia Rrugore e Lezhës vijon punën me masa të shtuara për kontrollin e akseve rrugore, më qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Si rezultat i këtyre kontrolleve ka vënë në pranga 4 shtetas për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt, pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur si dhe një shtetas është proceduar në gjendje të lirë.

– Në aksin rrugor Balldre – Lezhë u kap dhe arrestua në flagrancë nga sherbimet e Policisë rrugore shtetasi M.P., 34 vjeç, banues në Balldre, duke drejtuar motorçikleten pa u pajisur me leje drejtimi;

– Në aksin rrugor Milot – Lezhë, u kap dhe arrestua në flagrancë shtetasi P.V., 54 vjeç, banues në Pllanë, Lezhë, duke drejtuar motorçikleten pa u pajisur me leje drejtimi;

– Rreth orës 23:30, në aksin Rrugor Lezhë – Shengjin u arrestua në flagrancë shtetasi L.K., 40 vjeç, banues në Lezhë, pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur, duke u bërë burim aksidenti;

– Rreth orës 05:30, në qytet u kap dhe arrestua në flagrancë shtetasi R.M., 20 vjeç, banues në Lezhë, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një shtyllë, duke shkaktuar dëme materiale.

Policia Rrugore e Lezhës do të vijojë të ushtrojë kontrolle të vazhdueshme, në të gjithë Qarkun me qëllim rritjen e sigurisë rrugore

Artikulli paraprakALIZOTI: TURP, NJË ISH- HETUES TË BËJË PASTRIMIN E POLITIKËS
Artikulli tjetërSHKODËR, 100-VJETORI I KRIJIMIT TË SHKOLLËS “BAUHAUS”