Këto janë pamjet e rrugeve që përshkojnë Lezhën në këtë fillim gushti.Kthimi i emigranteve për pushime verore pranë familjeve të tyre dhe sezoni turistik, ka shtuar fluksin e automjeteve, duke sjell trafik të rënduar e shpesh here bllokim total të qarkullimit rrugor.
Situata më problematike paraqitet në superstraden Milot-Balldre, rruget drejt zonave turistike të Shëngjinit dhe Tales si dhe rruget e brendshme të qytetit të Lezhës.
Drejtuesit e automjeteve dhe qytetare thonë se iu duhen orë të tëra për të mbërritur në destinacion, në ato rrugë që në kushte normale përshkrohen për 20 minuta, duke u kthyer në shqetësim mjaft më të madh për të.
Trafiku i rënduar është një problematikë e vazhdueshme në Lezhë çdo sezon veror, pasi rruget e ngushta dhe pa standarte nuk e përballojnë fluksin e lartë të automjeteve i cili 10 fishohet kryesisht përgjatë muajit gusht.Ndërsa policia rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që të përdorin rruget dytësore për të shmangur trafikun e rënduar.