Prej muajit prill ne Lezhe eshte miratuar rregullorja qe percakton modalitetin dhe menyren sesi duhet te menaxhohen hapsirat publike, por zbatimi ende nuk ka nisur ne terren. Kjo ka bere qe shume trotuare, zona kalimi e hapsira publike të vijojne te qendrojne te zaptuara nga bizneset apo automjetet. Kryebashkiaku i Lezhes, Pjerin Ndreu, ka bere te ditur se ka ngritur grupin e punes per analizimin e situates ndersa do te percaktohet edhe afate per lirimin e tyre para se te shkohet tek masat administrative.

Edhe kabllot ajrore do te jene objekt i ketyre nderhyrjeve qe sipas Ndreut do te vije me zbatimin e projektit qe parashikon vendosjen e tyre ne linja nentokesore.

Keto nderhyrje do te nisin brenda pak ditesh, fillimisht me lirimin e hapsirave te zaptuara dhe do te vijoje me kanalizimet dhe te gjithe infrastrukturen urbane per te adresuar nevojat qe ka sot qyteti i Lezhes.

Artikulli paraprakVOLEJ MESHKUJ, TË PREMTEN VLLAZNIA-PARTIZANI
Artikulli tjetërRRUGA ME GROPA, BANORËT: TË INVESTOHET