Ështe çelur per here te pare ne Lezhe qendra “Hapësira zhvillimore” brenda shkollave publike.
Ne Diten Nderkombetare te te Drejtave te Personave me Aftesi te Kufizuara, World Vision ne bashkepunim me Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinise hapin hapesirat e para zhvillimore ne dy shkolla, te Lezhes dhe ate te Korçes.
Drejtoresha e Programit per World Vision Albania, Artina Morava, tha se marreveshjet e mirekuptimit i hapin rruge funksionimit te ketij modeli inovativ zhvillimi per çdo femije, ne 15 shkolla te arsimit parauniversitar ne vend.
Drejtues te pushteti lokal perqafuan nismen e “World Vizion” per hapjen e kesaj qendre, “Hapësira zhvillimore” si ofruan mbeshtetjen e tyre institucionale.
Ky model zhvillimi nis per here te pare ne Shqiperi. Keto hapesira zhvillimore do te mund t’u vijne ne ndihmë rreth 9500 femijeve, mes te cileve 151 jane femije me aftësi te kufizuara.Ne fund u firmos edhe marreveshja e bashkepunimit mes intitucioneve, per menaxhimin e qendres “Hapësira zhvillimore”.