Solidaritetit me policin e rënë në krye të dëtyres në Veri të Kosovës, ju bashkua edhe Lezha. Një grup aktivistësh dhe qytetarësh u mblodhën mbrëmjen e së martes në qendër të qytetit dhe bënë homazhe e ndezen qirinj pranë fotos së policit Afrim Bunjaku që u vendos tek obelisku i Besëlidhjes.

Aktivistet vlersuan maksimalisht kontributin e policit hero i cili dha jeten për mbrojtjen e atdheut nga forcat e armatosura serbe të cilat sulmuan policinë kosovare.

Afrim Bunjaku u vra në krye të detyrës në fshatin Banjskë të Zveçanit nga një grup kriminal serb në veri të Kosovës. Në përleshjet që pasuan midis grupit të armatosur dhe forcave të rendit u vranë katër sulmues dhe u arrestuan gjashtë persona që dyshohet se ishin të lidhur me ta.Kjo ngjarje solli reagime të shumta kryesisht të komunitetit shqiptar në mbarë boten, të cilët u solidarizuan me Kosoven.

Artikulli paraprakATENTATI NË RRËSHEN, 10 TË SHOQËRUAR
Artikulli tjetërBASHKIA RIKONSTRUKSION URËS SË FSHATIT GIMAJ