Një 61 vjeçar ka humbur jetën tragjikisht teksa po punonte në fshatin Skuraj. Fatmir Haxhiu ka rënë në pjesët e lavatriçes së përpunimit të inerteve në lumin Mat, duke marrë plagë të rënda.Më pas është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës, por ka humbur jetën. Për ngjarjen është shpallur në kërkim pronari i lavatriçes së përpunimit, ndërsa po hetohen shkaqet.Sakaq, policia ka bllokuar aktivitetin e kësaj lavatriçeje të përpunimit të inerteve në shtratin e lumit Mat.