Ishte vetëm 18-vjeç kur vendosi të qëndrojë në Shqipëri dhe të merrej me blegtori, një profesion i cili është gjithnjë në zhdukje. Përsonazh i kësaj historie është Erlind Pjetri nga fshati Zojz i Lezhës, i cili prej vitit 2012 ka ngritur një ferme dhe punon bashkë me familjen e tij. Dëshira për të mos emigruar e nxiti të thyejë tabutë e të investojë në fshat dhe sot ndjehet mjaft mire me punen që bën.
Aktualisht mbarështon 300 bagëti të imta dhe kjo punë e cila është burim kryesore jetese për familjen e tij nuk është aspak e lehtë, por pasioni që ka e bën që të mos ndjeje lodhje.
Në një kohë që fshatrat janë boshatisur masivisht në Shqipëri, 31-vjeçari Erlind Pjetri ka një mesazh për të rinjtë që të mos largohen por të kontribojnë për vendlindjen e tyre.
Erlind Pjetri është ndër blegtoret e vetem në fshatrat e Zadrimës në Lezhë, duke përcjellë mesazhin e njeriut që nuk e braktis fshatin dhe që me punë mund të jetosh mire edhe në Shqipëri.