Një projekt i ri për një incenerator që parashikohet të ndërtohet në Fushë Kuqe, qarku Lezhë është paraqitur pranë autoriteteve shqiptare.

Referuar dokumentit që shoqëron argumentet e vendosjes së impianteve të incenerimit saktësohet edhe lloji i mbetjeve që do të digjen.. Shoqëria ka eksperiencë në fushën e menaxhimit të mbetjeve.

Shtimi i instalimeve krijon mundësinë e shtimit të llojit të mbetjeve të rrezikshme që nuk trajtohen me autoklave nëpërmjet metodave që minimizojnë ndotjen mjedisore.” thuhet në document.

Por në sytë e ambientalistëve, inceneratorët, furrat gjigante për djegien e plehrave, janë përbindësh që shkatërrojnë natyrën duke helmuar tokën, ujin dhe ajrin.Inceneratori nuk bën riciklimin e mbetjeve,

por shkatërrimin e substancave organike që gjenden në mbetje në temperatura të larta proces i quajtur ndryshe si “trajtim termik”Djegia e mbetjeve i konverton ato mbetje hiri, gazi dhe nxehtësi.

Në disa raste nxehtësia përdoret për prodhimin e energjisë por duket se nuk është ky rasti me inceneratoret që do të ndërtohen në Shqipëri.

Vendi i propozuar për zbatimin e këtij projekti është një ndërtesë ekzistuese e të njëjtës kompani në afërsi të fshatit Gurrëz , njësia administative Fushë Kuqe, në Rrethin e Kurbinit, pjesë administrative e Prefekturës së Lezhës.

Artikulli paraprakBASHKIA SHKODËR RIKONSTRUKSION RRUGËVE
Artikulli tjetërSERGIO RAMOS FESTON GOLIN ME SHQIPONJË