I kthyer në një destinacion turistik mjaft të pëlqyer në çdo stinë të vitit, rajoni i Lezhës po tërheq gjithnjë e më shumë vemendjen e vizitoreve. Muzeu etnografik i qytetit mbetet një nga pikat më të kërkuara ngë vendasit dhe të huajt. Sipas të dhënave zyrtare në 10 mujorin e parë të 2024-es, muzeu është vizituar nga rreth 4 mijë përsona, shifer kjo mjaft e lartë krahasuar me vitet e shkuara.
Interesi më i lartë i vizitoreve është për pavionin e armëve të vjetra thotë specialisti i muzeut etnografik në Lezhë Anton Ndreca.
Muzeu etnografik i Lezhës ka një fond prej 842 objekte që i përkasin shekullit të 19, por për shkak të ambjenteve të kufizuara janë ekspozuara vetem gjysma e tyre, ndërsa pjesa tjeter qëndrojnë të mbyllura në bodrumin e bibliotekes.