Studentët e TIK ne Shkollen profesionale Kolin Gjoka ne Lezhe qe bëjnë praktika në distancë me kompanitë lider në TIK, tani ata do mund të angazhohen mbi projektet praktike më gjatë pasi do kenë një laptop si mjet mësimor të cilin mund ta përdorin kudo që janë.

Per nxënësit e klasave të 10 te kesaj shkolle u shperndan 52 laptop, si një nevoje për tu angazhuar me projektet praktike gjatë gjithë kohes.

Drejtori i Shkollës “Kolin Gjoka” Bardh Dedgjonaj u shpreh se paisja e nxënësve me kompjutera ishte një domosdoshmeri, kjo duke ju referuar dhe faktit se praktiken profesionale e zhvillojnë në distancë.

Këto mjete mësimore janë financuar nga projekti Zvicerian Aftesi per Pune, në bashkëpunim me bizneset e sektorit që investojnë për kualifikimin profesionisteve të rinj.

 

Artikulli paraprakSTARTON ÇMIMI “PJETËR GACI”
Artikulli tjetërVLLAZNIA E PAFAT NDAJ KAMZËS