Jeta mes të pasurve dhe të varferve u prezantua përmes një filmi me metrazh të shkurter, me protagonist fëmijet.Ky prodhim i titulluar “Këpuca” u realizua me iniciativen e regjizorit Olsi Tetaj, ndërsa në rolin e aktoreve ishin një grup fëmijesh.Përmes këtij filmi ata tregojnë realitetin e përditshem mes vogëlusheve në qytetin e Lezhës. Regjisori Olsi Tetaj thotë se realizimi i filmave të tillë kërkon kohë dhe përkushtim, por kërkon mbështetje pasi Lezha ka talenta në fushen e aktrimit.

Promovimi i këtij filmi u bë përmes një aktiviteti ku ishin të pranishem përfaqësues të institucioneve dhe qytetar të shumtë mes të cileve fëmije.

Filmi me metrazh të shkurter “Këpuca” përcjell një mesazh real mbi jeten e fëmijeve në qytetin e Lezhës, ku për shkak të kushteve të vështira ekonomike një pjesë e tyre detyrohen të lypin apo të mbledhin materiale të riciklueshme për të siguruar jetesen.

Artikulli paraprakPOLICIA NË DY JAVË VENDOS MBI 1400 GJOBA
Artikulli tjetërKOMBËTARJA DHE VLLAZNIA E FEMRAVE NË “STAR SPORT”