Pamje skandaloze jane regjistruar ne lumin Drin ne Lezhe ku kafshe te ngordhura lundrojne ne siperfaqe.

Ne vend qe ujrat e ketij lumi te ishin te lundrueshme nga varkat dhe te terheqin turiste, ne te lundrojne kafshe te ngordhura.

Keto pamje kane shqetesuar me te drejte qytetaret lezhjane qe zgjedhin shetitoren per pak relaks gjate mbremjes. Me skandaloze behet situata nga derdhja e ujerave te zeza ne Lume duke sjelle rrezik te madh dhe perhapjen e epidemive vdekjeprurese.

Njeri nga banoret e vjeter thote se dikur uji i lumi eshte konsumuar per tu pire, ndersa sot eshte kthyer ne nje lum te vdekur.

Nuk eshte here e pare qe qytetaret lezhjane perballen me nje problem te tille ku njerez te papergjegjshem ndotin lumin Drin duke e bere situaten mjaft alarmante pasi raste te tilla te perseritshme mund te ndikojne edhe ne perhapjen e epidemive te ndryshme.

Gjithashtu kesaj shetitoreje i jane vjedhur parmaket anesore nje pjese e ndriçimit si dhe koshat e vegjel per hedhjen e mbeturinave.

Ky lum qe e pershkon Lezhen ne nje gjatësi 10 km eshte shume i rendesishem pasi perdoret edhe per peshkim duke qene pjese e rendesishme e ekonomive familjare te zones nga ku kalon.

Artikulli paraprakDEKLARATA E FORTË E DEPUTETIT DOSHI
Artikulli tjetërTË PREMTEN STARTON TROFEU “AGIM TAFILI”