Lezhë, kaldajat në spital ndizen me orar

 

Në këto ditë të ftohta dimri, ngrohja në Spitalin Rajonal të Lezhës është kthyer në një problem shqetësues për pacientët. Kaldaja që siguron ngrohjen në këtë insitucion shendetësor ndizet me orar. Në këto kushte për të perballuar të ftohtin shumë pacientë kanë marrë ngrohëse nga shtëpia. Pacientë: Nuk ka ngrohje. Është dy orë pastaj fiket. Kemi marrë nga shpia reflektorin për ngrohje. Ngrohjen me orar e pranon edhe Pergjegjesja e repartit të teknikes në Spitalin Rajonal të Lezhës Teuta Marku. Ajo thotë se ndonëse ky shërbim duhej të ishte 24 ore, këtë vit është më i miri që është realizuar në këtë spital. Marku: Është me orar, por orari mbulon më tepër se gjysmën e 24 orëshit. Në dhomat e pacientëve ka ngrohje. Sivjet është vendosur kaldaja me naftë. Edhe rendimenti është më i lartë. Në spitalin e Lezhës, trajtohen pacientë nga të gjitha bashkitë që përfshinë qarku.

Artikulli paraprakVRAU BASHKËFSHATARIN PËR NJË PLEP, 35 VITE BURG PËR AUTORIN
Artikulli tjetërFAMILJES IU DOGJ KULLA POR SHTETI I VJEN NË NDIHMË