Kjo është pamja e kanalit të Fildanes që kalon në anen jugore të qytetit të Lezhës.Brigjet e tij janë të mbushur me mbeturina të cilat hidhen nga banoret e lagjes “Koder Mulliri”. Mungesa e konteniereve në zonë detyron banoret që ti hedhin mbeturinat në kanal, të cilët me shtimin e prurjeve përfundojnë në Lumin Drin e më pas në det. Kjo situatë vijon prej shumë vitesh, duke krijuar ndotje mjaft të madhe.

Në “Kodër Mulliri” mbetet problem dhe mungesa e infrasktraktures rrugore dhe ura e cila u shemb dy vitë më parë dhe nuk u rindërtua më. Banoret thonë se janë ankuar disa herë por nuk kanë marrë zgjidhje për problemet që ata kanë.

Lagjja Kodër Mulliri ndodhet në periferi të qytetit të Lezhë dhe aty jetojnë mbi 60 familje.Burime nga Bashkia Lezhë bëjnë me dije se në zonë rruget janë të ngushtë dhe nuk mund të hyjë mjeti i pastrimit dhe problematika do të marrë zgjidhje me rehabilitimin e plotë të infrastruktures së kësaj lagje dhe rindërtimin e ures, investime që do të nisin së shpejti.

Artikulli paraprakDREJT FUNDIT PUNIMET NË XHAMINË E PLUMBIT
Artikulli tjetërVLLAZNIA KAMPIONE E SHQIPËRISË NË BOKS