Teksa punimet në kampin e refugjatëve në Gjadër të Lezhës po shkojnë drejt fundit, zona është marrë nën administrim nga karabinierët italianë, sipas edhe marrëveshjes dypalëshe të firmosur më herët nga kryeministrat Rama dhe Meloni.

Grupi i efektivëve ka mbërritur gjatë ditëve të fundit në Gjadër për ruajtjen e kampit, ndërsa punimet pritet të përfundojnë brenda këtij muaji dhe më tej të ndiqet procedura e transportit dhe sjelljes nga Italia të emigrantëve të paligjshëm nga vendet e treta, kryesisht Afrika.

Qendra ishte planifikuar të hapej më 1 Shtator, kur do vinin dhe refugjatët e parë, por për shkak të vonesave në punime, hapja është shtyrë për një afat të pacaktuar.

Më herët autoritetet italiane kishin shpërndarë edhe një rregullore etike apo sjelljeje për efektivët dhe punonjësit, ku binte në sy ajo e mosafrimit me gratë shqiptare, karakterin e vendasve, si dhe sjelljen në lokale apo bisedat, sepse shumica e shqiptarëve dinin italisht.

Artikulli paraprakVITI I RI SHKOLLOR/ POLICIA, “SHQIPONJAT” DHE “RRUGORJA” NË TERREN, APELI PËR QYTETARËT
Artikulli tjetërSHTËPITË ME QIRA KONKURENCË E PANDERSHME